Arsenali është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri, pasi Gabriel Jesus do të largohet nga Emirates Stadium.
Topçinjtë kanë disa emra në listë, derisa ish-sulmuesi anglez Gabriel Agbonlahor i ka sugjeruar atyre se kënd ta transferojnë.
Ish-sulmuesi i Aston Villas dhe Kombëtares së Anglisë ka thënë se Arsenali duhet ta transferojë Ivan Toneyn para Alexander Isak.
“Unë mendoj se Arsenali ka nevojë për një sulmues. Flitet për Alexander Isak , por unë nuk mendoj se Newcastle do të shesë suedezin. Ata do të gjejnë dikë tjetër për të shitur”.
“Unë do të merrja Isak nëse është e mundur. Një lojtar më i ri, ai është thjesht më i shpejtë, ai mund të luajë edhe në të majtë nëse duhet, por Ivan Toney, nëse ai është opsioni këtë verë për ta, mendoj se ai do t’i përshtatet edhe Arsenalit”.
“Ata kanë Bukayo Saka, Martin Odegaard dhe Leandro Trossard që të shërbejnë dhe Toney të shënoj shumë gola. Ai është shumë i mirë në ajër, shumë i mirë me shanset që Odegaard mund të krijojë për të”.
“Mendoj se transferimi do të funksiononte. Nuk do të jenë të pakuptimta, para të marra në kontratën e tij ato që i kanë mbetur në Brentford gjithashtu. Mendoj se ai do të jetë një nënshkrim perfekt për të dy klubet këtë verë”, deklaroi Agbonlahor.
Mikel Arteta beson se Arsenalit i duhet një numër nëntë i duhur për të konkurruar sezonin e ardhshëm dhe Toney vazhdon të lidhet me një lëvizje verore në Londër.