//

Panik në klubin e La Ligas, aeroplani i tyre u detyrua të bënte ulje emergjente shkaku i defektit

Klubi i La Ligas, Cadiz do të udhëtonte në El Salvador për të marrë pjesë në një ndeshje revyale dhe inaugurimin e një stadiumi këtë javë, por udhëtimi i tyre është anuluar pasi avioni që i transportonte u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Cadiz do të merrte pjesë në zbulimin e një statuje të lojtarit legjendar Jorge Magico Gonzalez këtë javë dhe më pas do të merrte pjesë në një miqësore me ekipin kombëtar të El Salvadorit të enjten.

Megjithatë, sipas AS, vetëm pak minuta pasi fluturimi me ‘charter’ u ngrit nga aeroporti në Jerez de la Frontera, avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Sevillas për shkak të një defekti mekanik që nënkuptonte se një nga motorët nuk po funksiononte.

Veterani Alex Fernandez deklaroi se në një moment i shkoi në mendje mendimi se jeta e tyre mund të ishte në rrezik, megjithëse shoku i skuadrës Chris Ramos e quajti këtë një frikë të vogël.

Presidenti Manolo Vizcaino kërkoi falje për anulimin e udhëtimit dhe deklaroi se Cadiz do t’i qëndronte besnik detyrës së tyre dhe do të kthehej në El Salvador në një datë të mëvonshme.

Linja ajrore nuk ishte në gjendje të gjente një zgjidhje alternative për aeroplanin në të cilin ishin lojtarët dhe stafi i Cadizit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.