/

Takimi me Sarrazinin, Kurti jep detaje

Kryeministri Albin Kurti ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim, Kurti tha se është biseduar për shumë çështje, nga marrëdhëniet mes dy vendeve, e deri te bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me Emisarin Special Manuel Sarrazin në rezidencën e Ambasadorit të Kosovës në Gjermania sot. Teksa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij sivjet, presim me padurim më shumë rezultate”, tha Kurti në një postim në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published.