/

Vdiq një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Gjatë intervistimit bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se ai ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.