Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje pas takimit që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kurti ka thënë se me presidentin turk diskutuan për raportet mes dy shteteve dhe për mundësitë e reja sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.
“Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve.”, ka shkruar Kurti.