//

Kroos nuk ndërron mendje për pensionimin, por i tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8

Toni Kroos nuk është më pjesë e Real Madridit, pasi ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të shkëlqyer.

Ylli gjerman e mbylli në mënyrën më të mirë pasi përpos titullit në La Liga fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Los Blancos.

Përkundër insistimit nga të gjithë në klub që të ndryshojë mendje, Kroos nuk do ta bëjë një gjë të tillë dhe pas Evropianit me Gjermaninë do t’i varë këpucët në gozhdë.

Mesfushori gjerman ka folur para tifozerisë madrilene dhe zbuloi edhe trashëgimtarin e fanellës së tij me numër tetë.

Kroos, deklaroi se Federico Valverde ishte i duhuri për të marrë fanellën e tij.

“Madrilenë ju dua shumë, këtë trofe jua premtova dhe e mbajta fjalën. Ju dua shumë të gjithëve, faleminderit për gjithçka. Kjo është shtëpia ime dhe kështu do të jetë gjithmonë”.

“Kë doni që të veshë fanellën me numër tetë sezonin e ardhshëm?! Unë them ky djali këtu (duke iu drejtuar Valverdes), numri tetë është për të”, u shpreh Kroos.

Leave a Reply

Your email address will not be published.