/

Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, për të performancën e Kosovës në përputhje me Komunitetin e Energjisë.

Ai thotë se u vu në dukje se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme.

“Takova një delegacion të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori i tij, për të diskutuar performancën e Kosovës në përputhje me Acquisin e Komunitetit të Energjisë. Vihet në dukje se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për të përshpejtuar reformat dhe siguron mjete financiare për projekte të rëndësishme”, ka shkruar Szunyog në X.

Leave a Reply

Your email address will not be published.