I ftuar në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, biznesmeni, Agim Shahini tha se kosovarët kanë shpenzuar mesatarisht 1 miliard euro në Shqipëri përgjatë vitit 2023. Megjithëse vitin e kaluar Shqipërinë e vizituar 8 milionë shqiptarë nga Kosova, këtë vit një pjesë e madhe po i drejtohen Greqisë, kjo dhe për shkak të liberalizimit të vizave.
“Kosovarët nuk janë vetëm ata të sezonit, ata gjithmonë e vizitojnë Shqipërinë. Nëse e analizojmë për gjatë gjithë vitit, Shqipërinë e kanë vizituar mesatarisht 8 milionë shtetas nga Kosova. Çdo kosovar ka ardhur më shumë se 4-5 herë brenda vitit. E përkthyer kjo në para, Kosova brenda vitit të kaluar ka shpenzuar mesatarisht rreth 1 miliard euro në Shqipëri” tha Shahinim
Ai shtoi se çmimet e larta po ndikojnë në zgjedhjen e vendit ku shqiptarët e Kosovës duan të kalojnë pushimet. Sipas tij pronaret e hoteleve duhet të marrin parasysh konkurrencën në rajon.