/

Masat e BE-së, Kurti: Çka varet prej neve ka ndodhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tashmë atë që është dashur ta bëjë Kosova për heqjen e këtyre masave e ka bërë, ndërsa tha se trysnia e Bashkimit Europian për mbajtjen e paqes dhe qetësisë në Ballkanin Perëndimor duhet të përqendrohet te Serbia meqë ajo e ka në dorë eskalimin ose jo të situatës në veri.

“Kjo  nuk varet prej neve, krejt çka varet prej neve tashmë ka ndodhur. Ne edhe asokohe u patëm ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës dhe ky eskalim ka pasë adresë të qartë sa i përket përgjegjësisë. Ndodhi deeskalimi, mirëpo më pastaj ngjau edhe rieskalimi në shtator të vitit të kaluar kur e vranë rreshterin tonë, Afrim Bunjaku. Tash gjendja sërish ka deeskaluar, a do të rieskalojë? Përgjigjja është në Beograd”, tha ndër tjera Kurti.

Tutje Kurti i bëri një ftesë mërgatës shqiptare, qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo nga diku tjetër që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published.