Në lidhje me 6 nga 42 personat, në Spanjë dhe Holandë po ekzekutohet një urdhër-arresti specifik evropian nga organet kompetente të policisë atje, me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.
Në kuadër të operacionit është sekuestruar pothuajse gjysmë ton drogë, si dhe 1000 mbushje për cigaret elektronike bazë kanabinoidi, raportojnë mediate huaja.
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje për arrestimin e 42 personave, përfshirë italianë, spanjollë dhe shqiptarë. Të gjithë të kërkuarit janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe të lidhur edhe me organizata mafioze.
Nga hetimet u konstatua se trafikantët përdornin një rrjet të gjerë shpërndarjesh dhe furnizimi, nëpërmjet krijimit të kompanive të shumta guaskë për dërgesa të shumta në fshehtësi si dhe përdorimi i pajisjeve të telefonave inteligjentë të pajisur me aplikacione të sofistikuara për transmetimin e koduar të komunikimeve.
Kërkimet në të gjithë Italinë dhe duke iu referuar Milanos, përdoren njësitë e qenve kundër drogës të Guardia di Finanza dhe Trupave të Policisë Lokale të Milanos.
Mes të arrestuarve në hetimin që çoi në 42 masa paraprake dhe çmontoi një trafik droge midis Spanjës dhe Italisë, është përfshirë, edhe një ish-oficer i ushtrisë, Rosario D’Onofrio. Sipas hetimeve, ish-ushtaraku, edhe në periudha izolimi në mes të pandemisë Covid, i veshur me kamuflazhin e policisë për të lëvizur më lirshëm, merrej me transferimin e ngarkesave të drogës.
Mes të arrestuarve ishte edhe trafikanti i drogës Giovanni Neviera, i cili besohet se ishte i lidhur me një klan mafioz nga Bari, Abbaticchio, dhe tashmë i dënuar për shoqatë mafioze dhe trafik droge.