/

Autoritetet serbe arrestojnë shtetas të Kosovës, dyshime për krime lufte në fund të viteve ’90

Personi i fundit i arrestuar është Tefik Mustafa, i cili është ndaluar në pikën kufitare Merdare mes Kosovës dhe Serbisë më 1 qershor.

Në të njëjtën kohë, shtetasit tjetër të Kosovës, Sadik Durakut, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditë. Ai është ndaluar në Serbi, më 17 prill të këtij viti.

Kosova akuzon Serbinë për arrestime arbitrare dhe kërkon reagimin e vendeve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Institucionet serbe nuk janë prononcuar për media, dhe as Prokuroria për krime lufte e Serbisë, nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë, nëse ekziston një listë e shtetasve të Kosovës -shqiptarë të cilët dyshohen për krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.