Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës të hënën dhe të martën.
Një grua ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një burrë, më 04.06.2024 në Fushë Kosovë.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër ka ndodhur në Skenderaj, më 03.06.2024 rreth orës 23:00. Një burrë është arrestuar pasi që dyshohet se pas një zënke kishte sulmuar disa persona.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke dyshohet se kishte sulmuar viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.