Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka një mandat të përcaktuar pavarësisht zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai tha se Lajçak po provon që të ndihmojë palët për të zgjidhur çështjet e hapura me fokus në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Zëdhënësi i BE-së nuk dha një hollësi nëse do të ketë një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.
”Periudha transitore nuk e afekton e Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së. Ai ka mandat dhe aktualisht mandati i këtij Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, z. Lajçak, është duke vazhduar. Do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm gjithashtu dhe ai është i angazhuar plotësisht në bashkëbisedim me një numër të partnerëve edhe në rajon edhe në skenën ndërkombëtare në përpjekje për të lëvizur gjërat përpara dhe të ndihmojë palët që të zgjidhin çështjet njërën pas tjetrës me një prioritet të zbatimit urgjent të të ashtuquajturës Marrëveshje të Ohrit”, tha Stano.
Sa i përkët takimeve në kuadër të dialogut ne do të bëjmë paralajmërimin në një kohë të përshtatshme dhe në këtë moment nuk kemi një paralajmërim.