/

Policia e shpall në kërkim publik gruan në foto, dyshohet për vjedhje

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj,  kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Leave a Reply

Your email address will not be published.