Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit ka porositur popullin e Kosovës që ta ruajnë lirinë dhe demokracinë.
Ai po ashtu ka thënë se e mban në zemër popullin e Kosovës”.
“Duhet të jeni të aftë për të ruajtur demokracinë, të aftë ta ruani lirinë dhe të gatshëm të përgatiteni për ndryshimin e madh, që do të jetë integrimi evropian”, tha ai në mesazhin e tij për popullin e Kosovës.