Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Zhao Lijian theksoii se çdo informim i tillë nga Shtetet e Bashkuara për Tajvanin, do të shkelte një premtim të SHBA-së për të mbajtur vetëm kontakte jozyrtare me ishullin.
“Është natyrë skandaloze. Kina e kundërshton me vendosmëri,” tha Zhao në një konferencë pak pasi ministria njoftoi se Xi do të takohej me Biden.
Kina dënoi një plan të Shtëpisë së Bardhë për të informuar Tajvanin mbi rezultatet e një takimit që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Samitin e G20-ës në Indonezi, mes Presidentit Joe Biden dhe homologut të tij, Xi Jinping.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, njoftoi planin për të informuar Tajvanin rreth bisedimeve të enjten, duke u thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synonin ta bënin Tajvanin të ndihej i sigurt dhe rehat për mbështetjen e Uashingtonit, shkruan Reuters.
Biden dhe Xi u takuan për herë të fundit personalisht kur 79-vjeçari ishte nënpresident gjatë administratës së Obamës.