Punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve të përbashkëta me kolegët gjermanë në qytetin e Hamburgut për garantimin e qetësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve.