Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani është një nga lojtarët që ka vrapuar më së shumti në ndeshjet e para të Euro 2024.
Ramadani gjatë ndeshjes me Italinë ka vrapuar 13.2 kilometra, duke e bërë kështu lojtarin e dytë me distancën më të lartë.
I pari kësaj liste i prinë futbollisti serb, Sergej Milinkovic-Savic me 13.9 kilometra.
Në top-3 futet sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Phil Foden me 13.2 kilometra, kurse pesqën e mbyllin lojtarët si, Brozovic (13.1 km) dhe Declan Rice (12.9 km).
Lojtari tjetër i Shqipërisë që ka vrapuar më së shumti është Kristjan Asllani, i cili radhitet në pozitën e 16-të me 12 kilometra.
Kujtojmë që Shqipëria sot zhvillon ndeshjen e dytë në Euro 2024 ndaj Kroacisë.