I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të mërkurën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Lajçaku shkroi në rrjetin social X se kanë diskutuar për dialogun, dhe janë pajtuar për hapat e ardhshëm.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me Aleksandar Vuçiqin mbi gjendjen aktuale të dialogut. Ne u dakorduam për ardhshëm”, ka shkruar ai.
Lajçaku ishte në Kosovë të martën, ku është takuar me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.