Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas aktivizimit të një mjeti shpërthyes jo shumë larg Qendrës Sportive.
Dy viktimat janë Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Škaljar.
Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar në gjashtë muajt e fundit.
Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre.