Së fundmi, një video që tregon një turist i cili përpiqet të ngjitet në kalin e shatërvanit historik Trevi të Romës, është bërë virale në rrjete sociale.
I vendosur në qendër të kryeqytetit italian, shatërvani ka qenë arsyeja e disa incidenteve vitin e kaluar, duke përfshirë atë kur uji i tij u kthye në të zezë si shenjë proteste ndaj subvencioneve të naftës.
Ndërkohë, pamjet e marra së fundmi nga turistë,t tregojnë një ukrainas 27 vjeçar duke u ngjitur mbi barrierat metalike që e rrethojnë shatërvanin.
Veprimi i tij menjëherë tërhoqi vëmendjen e policisë italiane e cila i bëri thirrje për të zbritur nga struktura 26 metra e lartë.
Më pas, autoritetet arritën të ngjiten te statuja dhe ta detyrojnë ukrainasin të largohet me shpejtësi.
Turistët dëgjohen duke bërtitur ndërsa 27 vjeçari gati bie në ujë, përpara se të vrapojë drejt hendekut të policisë.
Kalimtarët e rastit u panë më pas duke i ardhur në ndihmë policisë dhe duke u siguruar që turisti të mos ikte i lirë.
Siç raportohet, ai është arrestuar, dhe është konstatuar se nuk ka dokumente identifikimi. Ai është gjobitur me një mijë euro dhe i është ndaluar hyrja në Romë.