Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy automjetëve në magjistralen Prizren-Suharekë.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:14 në magjistralen Prizren-Suharekë mes dy veturave me targa vendore. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person”, tha Gashi.
Ndërkaq, me rastin janë duke u marr njësiti i trafikut rajonal.