/

U gjet i vdekur në veturën me targa të Shqipërisë, policia nis hetimet

Me një veturë të tipit “Smart” me targa të Shqipërisë, një burrw që nuk i dihet as identiteti e as mosha, u ndal skaj rrugës në Sllatinë të Fushë-Kosovës të dielën rreth orës 20:00 në mbrëmje.

E parkuar skaj rrugës vetura bashkë me shoferin qëndroi për gati 12 orë pa lëvizur.

“Kalimtarët e rastit tek sot në orët e mëngjesit vërejtën se vetura “smart” i kishte të lëshuar fshesat që e pastrojnë xhamin, ndonëse nuk kishte reshje shiu. Për këtë arsye të njëjtit u ofruan tek vetura dhe e vërejtën një person të shtrirë. Të njëjti rastin e raportuar në Policinë e Kosovës.”

Në vend ngjarje Policia arriti rreth orës 07:30, dhe me ta edhe mjeku kujdestar, i cili e konstatoi vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.  Aktualisht  policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Agron Borovci – Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lidhur me rastin gjatë ditës nuk ka pasur ndonjë raport shtesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.