/

“Mik i madh i të drejtave të njeriut”, Kurti uron Berset për zgjedhjen Sekretar i Përgjithshëm i KiE

Kryeministri Albin Kurti ka uruar ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës.

Ai tha se Berset është një “mik i madh” i të drejtave të njeriut dhe se mezi pret të punojë bashkë me të.

“Shumë urime për ish-këshilltarin dhe presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës. Ai është një mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pres me padurim të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Europës – vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Atë e ka uruar më herët edhe presidentja Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.