//

Theu rekordin në Euro, Nedim Bajrami: Nder i madh që isha pjesë e kësaj

Euro 2024 do të ngulitet thellë në memorien e Nedim Bajramit. Mesfushori sfidën me Italinë do ta mbajë mend gjatë, pasi ndaj “Axurrëve” shënoi golin e parë për kuqezijtë në këtë turne.

Bajrami vendosi rekord me golin më të shpjetë në historitë e Europianëve, teksa tundi rrjetën pas 23 sekondash. Shqipëria u eliminua nga ky turne pas humbjes 1-0 me Spanjën. Mesfushori falenderon të gjithë tifozët për mbështetjen, ndërsa thekson se për të ishte privilegj që të përfaqësonte Shqipërinë.

“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur.

Brohortijet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje

Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje,

Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.