Kandidati i republikanëve për president të Amerikës, Donald Trump, e ka komentuar dorëheqjen e Joe Bidenit nga gara presidenciale.
Ai tha se “Joe Biden është presidenti më i keq në histori të SHBA-së”.
Derisa ende s’dihet se kush do të jetë kandidati i demokratëve, Trump ka folur për zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Trump tha se mendon që Harris do të jetë më lehtë për t’u mposhtur se Biden.