/

Operacion policor në Koliq të Prishtinës, arrestohet një person dhe sekuestrohen armë e municion

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në fshatin Koliq të Prishtinës, ku u arrestua një person i dyshuar dhe u sekuestruan armë e municion.

Aksioni i drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë erdhi pas dyshimeve për veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

“Gjatë kontrollit të shtëpia e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,

Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm

Tetë karikatorë,

61 fishekë kalibër 7.62

Dy armë gjuetie, kal: 12 GA

Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe

303 fishekë kalibrash të ndryshëm” – njoftoi Policia.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë po ndërmerren veprimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.