Në zonën e Ratacit, mes Dubrovnikut dhe Sllanos, në muajin prill ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku kanë humbur jetën një vëlla dhe motër, Stjepan dhe Katarina Djerek.
Aksidentin e ka fshehur shtetasja shqiptare Klevisa Ymeri, 29-vjeçare, siç raportoi asokohe “Dubrovnik Insajder”.
Zëdhënësi i Gjykatës Komunale të Dubrovnikut, Vlaho Boshkoviq, ka konfirmuar se Gjykata Komunale e Dubrovnikut ka pranuar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Dubrovnikut më 23 korrik.
Sipas atij vendimi, vendimi i mëhershëm i gjykatës është anuluar dhe lënda është kthyer në procedurë të re. Vendimi i Gjykatës së Qarkut pasoi disa protesta që u raportuan nga të gjitha mediat kroate.
Në seancën e djeshme, Gjykata e Qarkut në Dubrovnik vendosi të anulojë vendimin që i lejoi të akuzuarit të mbrohet nga liria me kusht prej 70 mijë eurosh, të shpallur javën e kaluar.
Vendimi për lirimin e tij me kusht shqetësoi banorët e Ratacit dhe anëtarët e familjes Djerek, të cilët organizuan dy protesta me këtë rast këtë fundjavë.
Gjykata konfirmoi se sa më shpejt do të thërrasë seancën e Kolegjit të Aktakuzës, ku do të merret vendimi i ri për paraburgim për të akuzuarit.
Familja Djerek dhe banorët e Ratacit kërkojnë drejtësi për Stjepanin dhe Katarinën, duke theksuar se të akuzuarit duhet të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të gjykimit.