/

Prokuroria del me detaje për bastisjet e sotme: Arrestohen dy persona, konfiskohen armë të gjata dhe municion

Dy persona janë ndaluar gjatë aksionit të sotëm për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tek të njëjtit janë gjetur armë të gjata dhe municion.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, nga bastisja e realizuar sot, në tri lokacione, në Komunën e Lipjanit, janë gjetur e sekuestruar:1 AK-47 me 10 fishekë, karikatorë, 1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike, 1 Pistoletë-Zoraki (me gaz) dhe 1 Pushkë e gjatë automatike”, zbulon njoftimi.

Personat me inicialet B.B. dhe Rr.B., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ata dyshohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.