Ka ndërruar jetë i mituri 16-vjeçar G.K., nga fshati Uçë i Istogut, i cili u plagos aksidentalisht nga zyrtari policor, në Istog.
16-vjeçari vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej që nga 16 korriku pas plagëve të rënda që i mori nga arma e zjarrit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Ka ndërruar jetë viktima. Prokurori i shtetit ka urdhëruar të bëhet obduksioni”, tha Nikçi për teve1.info.
Ndërkohë, ditën e rastit zyrtari policor F.H., ishte arrestuar dhe suspenduar nga detyra.
I dyshuari dhe viktima ishin tezakë mes vete.