Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë nuk arriti të mbijetojë.
Viktima ka humbur jetën sot në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor para dy ditësh.
Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.
E ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviq, 41-vjeçare.
Ndryshe, burri i saj i dyshuar është arrestuar më 31 korrik, në orët e mbrëmjes dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.