Në shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Uglarë të Zubin Potokut në veri të vendit, nuk ka të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, Drejtor Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut.
Ai ka thënë se nga ky shpërthim ka dëme të vogla materiale, kurse policia po merret me zbardhjen e rastit.
“Dyshohet se sot në mëngjes rreth orës 02.30 ka ndodh një shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë Elshani.