/

Grabitën një zingjir ari dhe e sulmuan një grua, këta janë dy personat që ranë në prangat e Policisë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme njoftoi se ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen për veprën grabitje.

Sipas një njoftimi nga PK, rasti ka ndodhur me datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.

E pas veprimeve operative nga Policia, ata janë identifikuar dhe kanë rënë në prangat e Policisë mbrëmë

Dy të arrestuarit që dyshohen për këtë grabitje janë Teuta Ismaili (26-vjeçare) dhe Robert Azemi (29-vjeçar).

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.