“Ne nuk do të lejojmë Rusinë të presë, të ndërtojë forcat e saj dhe pastaj të fillojë një seri të re terrori dhe destabilizimi global. Nuk do të ketë Minsk 3, të cilin Rusia do ta shkelë menjëherë pas marrëveshjes”, ka thënë Zelensky.
Marrëveshjet e Minskut ishin një seri marrëveshjesh ndërkombëtare që kërkonin t’i jepnin fund luftës së Donbasit dhe deklarata e tij i referohet dy marrëveshjeve të dështuara të armëpushimit midis Kievit dhe Moskës për statusin e rajonit.
Presidentit i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në samitin e G20 në Bali ka paraqitur një plan të paqes prej 10 pikash për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, përkatësisht për paqen me Rusinë.
Ai tha gjithashtu se nuk do të kishte marrëveshje “Minsk 3” për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.
Plani 10-pikësh i Zelenskyt për paqen përfshin këto pika:
- Siguria nga rrezatimi dhe armët bërthamore;
- Siguria e ushqimit
- Siguria energjetike
- Lirimi i të burgosurve dhe të internuarve
- Zbatimi i Kartës së OKB-së
- Tërheqja e trupave ruse dhe ndërprerja e armiqësive
- Drejtësia
- Ekocidi (shkatërrimi i mjedisit natyror) dhe mbrojtja e mjedisit
- Parandalimi i përshkallëzimit
- Konfirmimi i përfundimit të luftës