Dy të lënduar e pesë të arrestuar nga përleshja mes tifozëve në ndeshjen Fushë Kosova – Vushtrria

Një rrahje e rëndë ka ndodhur sot mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe atyre të Vushtrrisë në ndeshjen e Ligës së Parë.

Në pamjet e publikuara shihet se në këtë përleshje mes “Pampurave” dhe “Forcave” të Vushtrrisë janë përdorur edhe thika.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se janë lënduar dy persona gjatë rrahjes si dhe Policia ka arrestuar 5 të dyshuar.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë  arrestuar pesë persona të dyshuar”, u shpreh Ahmeti.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.