Ish-presidenti rus: Incidenti polak tregon se Perëndimi po i afrohet luftës botërore

Ish-presidenti rus dhe aleati afatgjatë i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, ka thënë se incidenti në territorin polak tregoi se Perëndimi po i afrohej një tjetër lufte botërore.

“Incidenti me ‘goditjen me raketa’ të supozuar nga Ukraina në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi i afrohet luftës botërore”, shkroi Medvedev në Twitter, shkruan The Guardian.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme ruse ka përsëritur në Telegram një pretendim të misionit të saj në Bashkimin Europian se njoftimi për trajnimin për forcat ukrainase nën flamurin e BE-së ka “qëllim përshkallëzimin” dhe shënon “një hap tjetër që rrit përfshirjen e BE-së në konfliktin në Ukrainë”.

Rusia filloi pushtimin e fundit të Ukrainës në shkurt 2022 dhe në shtator ajo pretendoi të aneksojë katër rajone të vendit në Federatën Ruse, pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë në 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published.