“Kjo ka të ngjarë të dërgojë në një cilësi edhe më të ulët të trajnimit për rekrutët e mobilizuar sepse kapaciteti i trajnimit është shumë i ulët.”
“Në 24 orë, rreth 100 sulme ruse u zmbrapsën në rajonin e Donetskut”, shtoi ai.
Ndryshe, Bashkimi Evropian do të trajnojë rreth 15 mijë trupa ushtarake ukrainase gjatë muajve në vijim.
Instituti për Studimin e Luftës në raportin e fundit njoftoi se mobilizimi i vazhdueshëm i fshehtë dhe përgatitjet për një valë të re mobilizimi ka të ngjarë të përkeqësojnë cilësinë e përgjithshme të trupave ruse që dërgohen për të luftuar në Ukrainë, raportoi ISW.
Ndërkohë, forcat ukrainase zmbrapsën rreth 100 sulme ruse në rajonin lindor të Donetskut në 24 orë, tha të premten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Luftime shumë të ashpra vazhdojnë në rajonin e Donetsk… nuk ka ndërprerje të luftimeve. Nuk ka pasur qetësi”, tha Zelensky.