Droni ukrainas apo ai rus, regjistrohet beteja e parë ajrore me video live

Në fakt, kjo është beteja e parë ajrore e regjistruar në video mes dronëve të dyja vendeve.

Ukrainasit po vazhdojnë me sukses t’iu kundërvihen forcat pushtuese rus.

Së fundi është publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet një ballafaqim mes një droni ukrainas dhe rus.

Sipas ueb-faqes NEXTA, droni i komanduar nga ukrainasit u tregua më i shkathët dhe rrëzoi atë rusë.

Theksojmë se Ukraina tash e sa kohë furnizohet me dronët turk, Bayraktar gjersa rusët me ata të prodhuar në Iran.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikuar të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.