Emocionuese/ Djaloshi ndalon ushtarët ukrainas për t’ia dhuruar paratë të cilat i grumbulluan për ushtrinë

Siç shihet në video, djaloshi i cili po qëndronte te një kënd me flamurin ukrainas, i afrohet makinës së ushtarëve, bashkë me paratë që i mban në një çantë shkolle.

Një video e publikuar nga mediumi Nexta tregon momentin kur një fëmijë ndalon ushtarët ukrainas për t’ia dhënë disa para të cilat i kanë grumbulluar për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Pas kësaj, ai ia ofron paratë të dy ushtarëve që qëndrojnë në makinë. Njëri prej ushtarëve më pas ia jep djaloshit një dhuratë të vogël.

Nuk dihet se kur është xhiruar ky moment dhe në cilin qytet.

Forcat e Ukrainës kohëve të fundit raportohet se iu janë afruar Khersonit, pasi kanë filluar një kundër-ofensivë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.