/

Katër raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët fundit

Katër raste të dhunës në familje, dy në Lipjan, një në Gjakovë e një në Gjilan, janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Të martën, më 13.02.2024, Policia e Kosovës arriti të arrestojë tre të dyshuar për këto raste, përderisa i dyshuari i katërt është në arrati.

Një grua nga Lipjani raportoi se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur. I dyshuari në këtë rast gjendet në arrati e PK është duke u hetuar rastin.

Një grua tjetër po ashtu nga Lipjani kishte raportuar burrin me të cilin bashkëjetonte në Polici duke thënë se e kishte ofenduar dhe fyer atë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të njëjtën ditë, është arrestuar edhe një person tjetër për dhunë në familje në Gjilan, por sipas Policisë së Kosovës, vepra penale ishte kryer më 10.02.2024.

I arrestuari dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllanë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.