/

Dhunë ndaj fëmijës dhe nënës, vihen në pranga dy persona

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në familje në Tiranë.

Një baba 35-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj dhe tashmë ndodhet mbrapa hekurave.

Po ashtu në pranga është vënë edhe një 52-vjeçar i cili akuzohet për dhunë ndaj nënës së tij dhe shkatërrimin e disa orendive në banesën e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.